Paulo Sousa bën parashikimin e Juventus-Sporting në Europa League

Paulo Sousa bën parashikimin e Juventus-Sporting në Europa League

18:33, 11/04/2023

Trajneri aktual i Salernitanës, Paulo Sousa, si futbollit ka veshur fanellat e Juventusit dhe Sportingut të Lisbonës, dy skuadra që do të përballen të enjten në fazën çerekfinale të Ligës së Europës.

Duke analizuar të dy skuadrat, Souza evidentoi cilësitë e Juventusit, por parashikoi kualifikimin e Sportingut, duke thënë se një ekip që ka eliminuar Arsenalin, nuk mund të trembet nga askush tjetër.

“Skuadrat e Allegrit luajnë gjithmonë njësoj. Të lënë iniciativën dhe formojnë një mur të madh në mbrojtje, për të dalë me shpejtësi në kundërsulm. Sigurisht këtë pres të bëjnë edhe ndaj Sportingut, megjithatë unë mendoj se do të kualifikohen këta të fundit. Një skuadër që eliminon Arsenalin, nuk mund të trembet nga Juventusi”, u shpreh Souza.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco