Inteligjenca artificiale zgjedh ekipin më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, shumë nuk janë dakord

Inteligjenca artificiale zgjedh ekipin më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, shumë nuk janë dakord

15:50, 11/04/2023

Inteligjenca artificiale “ChatGPT” në bazë të opinionit të saj zgjodhi formacionin më të mirë të të gjitha kohërave me lojtarë të ligës së NBA, gjë që nuk u pëlqeu shumë fansave.

Në pozicionin e playmaker-it ajo zgjodhi Magic Johnson, në krahët janë LeBron James dhe Michael Jordan, ndërsa tandemi nën kosh përbëhet nga Tim Duncan dhe Kareem Abdul-Jabbar.

Përveç formacionit të parë, u përfshin edhe Kobe Bryant, Larry Bird, Kevin Durant, Shaquille O'Neal, Bill Russell, Hakeem Olajuwon dhe Stephen Curry në formacionin me 12 lojtarë.

Image

Kur u pyet për lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, “ChatGPT” shprehet se marrja e një gjykimi të tillë bazohet vetëm në vlerësimin dhe preferencat subjektive dhe se  përfundimi nxirret nga sasia e madhe e të dhënave të disponueshme.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale nuk pajtohen me këtë përzgjedhje, pasi besojnë se duhet të kishte një vend për një Kobe Bryant në pesë të parët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco