La futbollin dhe u martua me një të pasur 18 vjet më të madhe, ish-lojtari i Realit bëhet milioner

La futbollin dhe u martua me një të pasur 18 vjet më të madhe, ish-lojtari i Realit bëhet milioner

11:25, 11/04/2023

Ish-talenti i Real Madridit, Sergio Carrallo nuk arriti të kurrë të tregonte potencialin e tij në fushën e futbollit, por ai ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të një historie interesante për martesën e tij.

Carrallo ishte një talent i Realit dhe nënshkroi për Madridin në vitin 2012. Megjithatë, ai luajti për rezervat dhe priti një shans, i cili nuk i erdhi kurrë.

Prandaj, në vitin 2016, ai merr vendimin më të mirë të jetës. Carrrallo u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendosi t'i japë fund karrierës së tij pas shumë rrethanave fatkeqe në fushën e futbollit. Ai iu përkushtua studimeve.

Në SHBA, Sergio u takua me një milionere 18 vite më të madhe, e cila më vonë do të bëhej gruaja e tij. Bëhet fjalë për britaniken Caroline Stanbury (46).

 

Gruaja e tij e famshme e bëri atë milioner brenda natës dhe pas kësaj ai iu përkushtua biznesit, ku ka shumë më tepër sukses se në fushat e lojës. Duket se shkuarja në SHBA ishte vendimi më i mirë i karrierës, sepse ndërsa studionte për marketing dixhital, Sergio u takua me Caroline, e cila i ndryshoi jetën.

Nga rruga, Caroline Stanbury është shumë e njohur në Britaninë e Madhe dhe vjen nga një familje e pasur. Ajo është një aktore dhe yll i njohur televiziv, e cila ishte e martuar me manjatin turk Cem Habib për 18 vjet. Siç tregon ish-lojtari i Realit, ai detaj nuk ishte i rëndësishëm për të dhe ai e do Caroline pa kushte.

 

"Që kur jemi njohur, nuk jemi ndarë. Jemi shpirtra të afërm. Babi më tha se do të më jepte të gjitha paratë e botës nëse ndaheshim dhe mami filloi të qante kur mori vesh për lidhjen tonë. Por në fund, e takuan dhe tani e duan si vajzën e tyre”, ka thënë ish-futbollisti, raporton Mundo Deportivo.

Pasi u martuan, të dy u transferuan në Dubai. Tani Carallo jeton jetën e një sheiku falë gruas së tij. Të dy ndajnë shtëpinë e tyre të ëndrrave dhe makinat me vlerë disa milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco