Barcelona bën ‘paqe’ me Gironën në ‘Camp Nou’

Barcelona bën ‘paqe’ me Gironën në ‘Camp Nou’

23:04, 10/04/2023

Barcelona mjaftohet me një barazim përballë Girona-s në sfidën e fundit të javës së 28-të.

Në “Camp Nou”, katalanasit nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 edhe pse trajneri Xavi u prezantua me formacionin e tij më të mirë në këtë përballje.

Katalanasit dominuan për pjesën më të madhe te takimit, por goli ishte një mision i pamundur, me Barcelonën që pas javësh vuan mungesën e golit në kampionat.

Në krahun tjetër, Girona krijoi rastet e saj, por e kishte shumë të vështirë për të gjetur recetën e golit.

Një pikë që ndryshon pak gjëra në klasifikim, me Barcelonën që shkon tashmë në kuotën e 72 pikëve, 13 më shumë se vendi i dytë, Real Madrid dhe është totalisht në pozita komode për të mos e bërë dramë këtë rezultat.

Në krahun tjetër, një pikë me shumë vlera për miqtë, me Girona-n që vijon ecurinë pozitive në kampionat dhe e çon në tre numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje duke prekur kuotën e 35 pikëve në vendin e 11-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco