Tirana kalon me sukses Kukësin dhe merr e vetme kreun e Superligës

Tirana kalon me sukses Kukësin dhe merr e vetme kreun e Superligës

20:08, 10/04/2023

Kategoria Superiore ka një lider të ri dhe është Tirana. Të besuarit e Orges Shehit triumfuan ndaj Kukësit me rezultatin 2-1, me kryeqytetasit të cilët shfrytëzuan në maksimum hapin fals të rivalit direkt, Partizanit.

Në sfidën e vlefshme për javën e 28-të, e cila u luajt në “Elbasan Arena”, Tirana dhe Kukësi dhuruan një 90-minutësh shumë interesant, të luftuar, me raste dhe në fund edhe me gola.

Takimi nisi me të dyja skuadrat kërkuese, ndërsa goli i parë u shënua në minutën e 42-të, me Tiranën që gjeti avantazhin falë golit të shënuar nga Hila.

Ky i fundit përfitoi në maksimum nga harkimi i Hasanait dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nisi me Tiranën në kërkim të golit të dytë, por vetë pas gjashtë minutash lojë, verilindorët realizuan golin e barazimit me anë të Rashiti-t.

Një gol që vendosi në punë përsëri të dyja ekipet në kërkim të golit të fitores dhe gjithçka u vendos në fund, nga një penallti, të përkthyer në gol nga Hasani në minutën e 90-të.

Kështu, pas këtij suksesi, Tirana ka 50 pikë, dy më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Partizani, ndërsa Kukësi mbetet me 35 pikë dhe është përsëri pranë zonës së mbijetesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco