Ancelotti kritikon sistemin VAR: Po përdoret më shumë seç duhet

Ancelotti kritikon sistemin VAR: Po përdoret më shumë seç duhet

19:18, 10/04/2023

Prej disa vitesh, pjesë e futbollit është bërë edhe teknologjia.

Sistemi VAR u aplikua për të zgjidhur “hallet” dhe gabimet që mund të bënin arbitrat në fushën e lojës.

Megjithatë, polemikat, gafat dhe keqinterpretimet nuk kanë munguar në asnjë moment dhe së fundmi kundër sistemit VAR, ka dalë edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Tekniku italian shprehet se arbitrat e kanë mendjen te VAR-i, që sipas tij po përdoret më shumë seç duhet.

“Më duhet të flas të vërtetën, nuk jam aspak i lumtur me mënyrën si aplikohet VAR-i. Në këtë moment që flasim VAR është bërë më i rëndësishëm se arbitrat në fushë pasi këta të fundit e kanë mendjen të vrapojnë për te ekrani që të marrin vendimet.

VAR u krijua për të shmangur gabimet që ishin të qarta, por tani thërritet më tepër seç duhet në apel. Kjo duhet të ndryshojë, ka ende shumë konfuzion sa i përket edhe prekjes së topit me dorë”, u shpreh Ancelotti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco