Tirana synon kreun, publikohen formacionet zyrtare të sfidës me Kukësin

Tirana synon kreun, publikohen formacionet zyrtare të sfidës me Kukësin

17:42, 10/04/2023

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Kukësit, që do të luhet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”, merr një rëndësi të veçantë duke parë rezultatet e skuadrave të tjera në ndeshjet e tyre.

Në lojë është kreu i renditjes, pro edhe kthimi plotësisht në garën për Europën i verilindorëve.

Tirana mund të marrë e vetme kreun, duke pasur parasysh që Partizani është ndalur sot në një barazim.

Një situatë që u shkon për shtat bardhebluve edhe pse ata vazhdojnë të kenë probleme sa i përket ndërtimit të formacionit dhe sot në majën e sulmit luan përsëri Abazaj.

Ndërkaq, Kukësi e sheh sfidën e kësaj jave si mundësinë për t’u shkëputur përfundimisht nga grupi i skuadrave në pjesën poshtë të tabelës.

Dhe një fitore, do ta afronte ndjeshëm përsëri më grupin e ekipeve që luftojnë për Europën, i cili është objektivi i sezonit për verilindorët.

Formacionet zyrtare

Tirana: Bekaj, Toshevski, Lulaj, Najdovski, Përgjoni, Aleksi, Hila, Lushkja, Hasani, Abazaj, Haxhiu

Trajner: Orges Shehi

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Momoh, Sh. Taipi, Hasaj, Gj. Taipi, Xhonson, Rashiti

Trajner: Rraman Hallaçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco