Maldini bën të ëndërrojnë tifozët e Milanit: Kemi lënë takim në Stamboll për finalen e Championsit

Maldini bën të ëndërrojnë tifozët e Milanit: Kemi lënë takim në Stamboll për finalen e Championsit

16:28, 09/04/2023

Paolo Maldini ëndërron fitoren e Ligës së Kampioneve edhe si drejtues, pasi e ngritur lart disa herë trofeun si futbollist.

Ish-kapiteni i Milanit, me humor ka treguar në një bashkëbisedim me disa tifozë ukrainas të kuqezinjve, shkëmbimin që kishte pasur me Karlo Ançelotin pas shortit të çerekfinaleve të turneut.

Milani dhe Reali janë vendosur në krahë të kundërt të tabelës që çon drejt finales dhe duket se në të dy klubet ëndërrojnë një përballje mes tyre në ndeshjen e fundit në Stamboll.

“E dini cili është problemi? Që edhe Ançeloti, i cili tani është te Reali, ka një hesap pa larë në Stamboll. Menjëherë pas shortit më telefonoi: Paolo, do të shihemi në Stamboll, apo jo?”, tregoi ai batutën me trajnerin.

“Nuk do të jetë e thjeshtë, por mendoj se historia e klubit na jep mundësinë që të besojmë. Ka ndodhur edhe më parë. Kur mbërrin në muajt mars-prill, kur mbërrin Champions, mund ta transformosh sezonin në diçka të pabesueshme. I kemi këto mundësi dhe duam t’i shfrytëzojmë”, tha Maldini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco