Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Robertson: Ka vetëm një mënyrë që Liverpooli të rikthehet te titujt

Robertson: Ka vetëm një mënyrë që Liverpooli të rikthehet te titujt

15:44, 05/04/2023

Liverpool nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat.

“The Reds” konfirmuan formën e dobët në ndeshjet jashtë fushe të këtij sezoni teksa numërojnë vetëm tre fitore, katër barazime dhe tetë humbje.

Një e dhënë tejet negative për Liverpoolin e nisur me objektiva madhorë në fillimin e sezonit dhe që duhet përmirësuar në vijim, por mbi të gjitha për sezonin e ardhshëm.

Këtë e thekson edhe Andrew Robertson i cili pas barazimit me Chelsean u shpreh se nëse skuadra do të ketë dëshirën për t’u rikthyer te titujt, duhet të nisë duke fituar edhe në transfertë.

“Këtë sezon kemi vuajtur shumë në ndeshjet jashtë fushe dhe nëse do të kishim reflektuar, situata mund të ishte ndryshe. Le të mendojmë t’i përmirësojmë statistikat në transferta duke nisur me ndeshjet që na mbeten këtë sezon, por mbi të gjitha për sezonin pasardhës.

Nëse kërkojmë të rikthehemi te titujt duhet të mësojë të marrim më shumë pikë edhe jashtë shtëpisë, aty këtë sezon kemi zhgënjyer totalisht”, u shpreh Robertson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco