Aleksander Ceferin merr mandatin e tretë si president i UEFA-s

Aleksander Ceferin merr mandatin e tretë si president i UEFA-s

12:14, 05/04/2023

Aleksander Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s për katër vitet e ardhshme.

Slloveni, i cili mban postin e presidentit të UEFA-s prej vitit 2016, fitoi sot mandatin e tretë në krye të qeverisë europiane të futbollit.

Kongresi i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.

Ceferin nuk kishte asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij ishte thjesht formalitet.

“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi Ceferin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco