Lega Serie A reagon për ofendimet raciste të tifozëve të Juventusit ndaj Lukakut

Lega Serie A reagon për ofendimet raciste të tifozëve të Juventusit ndaj Lukakut

13:03, 05/04/2023

Fyerjet raciste ndaj Romelu Lukakut kanë bërë që të gjithë të reagojnë duke dënuar koret ofenduese dhe të turpshme nga tifozët e Juventusit në drejtim të sulmuesit të Interit mbrëmjen e djeshme.

Lega Serie A gjithashtu ka reaguar zyrtarisht sot me një deklaratë zyrtare.

“Lega Serie A dënon fuqishëm çdo episod racizmi në çdo formë diskriminimi. Disa personazhe të pranishëm në tribuna nuk mund të prishin spektaklin e futbollit dhe nuk përfaqësojnë mendimet e të gjithë tifozëve dhe fansave në stadium, të cilët fatmirësisht ndajnë vlerat më të larta të sportit.

Ne do të identifikojmë fajtorët dhe do t’i përjashtojmë gjithmonë nga stadiumi. Fushata “Keep Racism Out” dhe marrëveshja e nënshkruar dy javë më parë me UNAR janë hapa konkretë të angazhimit në këtë betejë të gjatë dhe të pandërprerë, që do të çojë në rezultatin e vendosur se racizmi dhe fyerjet e tyre do të mbeten jashtë stadiumeve”, u shpreh Lega Serie A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco