Juventusi futet në garë me Bayernin për Bastonin

Juventusi futet në garë me Bayernin për Bastonin

13:28, 05/04/2023

Alesandro Bastoni është në skadencë kontrate me Interin në verën e vitit 2024, por ndërkohë futbollisti dhe klubi i tij, edhe pse kanë nisur bisedimet prej kohësh, duket se janë shumë larg një marrëveshjeje mes tyre.

“Unë jam nga ata menaxherë që nuk e kam çuar asnjë prej klientëve të mi në skadencë kontrate, prandaj mendoj se edhe me Bastonin do të ndodhë e njëjta gjë. Pastaj, kur një futbollist pret shumë që të gjejë akordin, në shumicën e rasteve do të thotë se klubi nuk është i bindur totalisht për atë, kështu që është më mirë të ndërrojë ajër”, ishte deklarata e fundit e bërë nga menaxheri i mbrojtësit zikaltër, Tulio Tinti, i cili ka vënë me shpatulla pas murit menjëherë zikaltrit.

Aktualisht, diferenca mes kërkesës dhe ofertës është mbi 1 milion euro (Bastoni do 6 milionë në sezon, Interi i ofron 5 milionë si rrogë), por nga ana e futbollistit nuk kanë ndërmend që të lëshojnë dhe arsyet janë dy, Juventusi dhe Bayerni i Mynihut.

Klubi gjerman e ndjek Bastonin që në periudhën që Interi drejtohej nga Antonio Conte, por së fundmi edhe “Zonja e Vjetër” është hedhur në kundërsulm.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco