Menaxheri i Osimhen e ngre në ‘qiell’: Është më i mirë se Haaland

Menaxheri i Osimhen e ngre në ‘qiell’: Është më i mirë se Haaland

11:10, 05/04/2023

Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, pike referimi në sulmin e Napolit, që po dominon Serinë A.

Menaxheri i tij, Andrea D´Amico, nuk ka dyshim se sulmuesi nigerian është për momentin më i mirë se norvegjezi Erling Haaland (Manchester City).

“Për momentin, Osimhen është sulmuesi më i mirë në botë, madje më i mirë se Haaland. Ne do të bëjmë vlerësimet e tregut në fund të sezonit”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i norvegjezit për shtypin italian.

Janë të shumta klubet që ëndërrojnë nigerianin: “Mendoj se atij nuk do t’i mungojnë opsionet, veçanërisht në Angli. Madje do ta kërkojë edhe PSG, sepse mund të humbasë një lojtar të rëndësishëm në sulm. Mendoj se Messi do të shkojë në Miami, kjo është ajo që mendoj unë”.

Osimhen është golashënuesi më i mirë aktual në Serinë A, me 21 gola në 23 ndeshje. Në total, ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco