Barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, Inzaghi: Dominuam ndaj Juventusit

Barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, Inzaghi: Dominuam ndaj Juventusit

09:32, 05/04/2023

Interi barazoi 1-1 gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Goli i Romelu Lukakut me penallti në minutat shtesë, evitoi humbjen e katërt radhazi mes Serie A dhe Kupës.

Simone Inzaghi vlerësoi performancën e djemve të tij, teksa pas ndeshjes tha: “Më pëlqeu reagimi i skuadrës. Djemtë zhvilluan një ndeshje të madhe në një fushë të vështirë. U përballëm me një skuadër që po rritet dita ditës. E kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes, ishim ne ata që komanduam lojën. Djemtë më dhuruan përgjigjen që prisja.

Do të japim gjithçka në sfidën e kthimit për të siguruar kualifikimin në finale”, deklaroi trajneri i Interit.

Kristjan Asllani u fut në fushë për zikaltrit në minutën e 81-të. Mesfushori shqiptar zëvendësoi Brozovic.

Dueli i kthimit do të luhet me 26 prill në “San Siro”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco