Barcelona hidhet në ‘sulm’ ndaj kreut të Federatës: Të largohet Tebas, s’kemi blerë kurrë gjyqtarë

Barcelona hidhet në ‘sulm’ ndaj kreut të Federatës: Të largohet Tebas, s’kemi blerë kurrë gjyqtarë

12:18, 04/04/2023

Përballja e hapur ndërmjet klubit të Barcelonës dhe presidentit të La Ligës, Havier Tebas, ka arritur pikën e vlimit të hënën pas publikimit të materialeve komprometuese për numrin një të futbollit profesionist në Spanjë.

Ka qenë gazeta “La Vanguardia”, që ka nënvizuar se presidenti i Ligës, Tebas, ka depozituar në prokurori dokumente dhe prova të rreme për të njollosur klubin katalanas.

Gjithçka lidhet me çështjen “Negreira”, me Barcelonën që po hetohet për pagesa të parregullta dhe korrupsion pas pagesave të bëra nga klubi katalanas në adresë të ish-shefit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Enrikez Negreira.

Gazeta katalanase pretendon se Tebas ka depozituar prova të rreme në Prokurori për të rënduar situatën e Barcelonës.

Një gjë e tillë ka shkaktuar një stuhi reagimesh në Spanjë, veçanërisht në Barcelonë.

Klubi katalanas ka qenë mjaft i ashpër me shefin e La Ligës, Tebas, duke kërkuar publikisht dhe dorëheqjen e tij.

Barcelona ka reaguar me forcë “për informacionet e shfaqura në ‘La Vanguardia’ që lidhin presidentin e La Ligës, Havier Tebas, si ekzekutuesin në paraqitjen e provave të rreme në Prokurori për të inkriminuar klubin tonë”.

Deklarata e Barcelonës

“Duke pasur parasysh seriozitetin e informacionit që u shfaq të hënën në ‘La Vanguardia’, në të cilin presidenti i La Ligës, Havier Tebas, është shfaqur si ‘ekzekutues’ në paraqitjen e provave të rreme në prokurori për të inkriminuar klubin tonë, Barcelona dëshiron të shprehë zemërimin, indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për këtë ngjarje.

Për këtë arsye, kërkojmë urgjentisht presidentin e La Ligës të dalë publikisht për të dhënë shpjegime. Barcelona ndihet si viktimë e një linçimi mediatik për ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë: Barça nuk ka blerë kurrë arbitra.

Nuk është hera e parë që presidenti i La Ligës përdor të gjithë makinerinë e tij mediatike për të hedhur baltë mbi Barcelonën, por përveç marrëzive të tij të zakonshme, nuk mund ta imagjinonim kurrë se ai do të ishte përpjekur të inkriminonte klubin tonë me prova të rreme.

Për vetë ngjarjen e shëmtuar zoti Tebas duhet të japë dorëheqjen nga funksioni i tij. I vetëdijshëm për obsesionin e tij për të përndjekur Barcelonën dhe duke treguar vazhdimisht neverinë dhe antipatinë e tij të dukshme ndaj klubit tonë, ne e kuptojmë se presidenti aktual i La Ligës do të këmbëngulë në sjelljen e tij për të vazhduar të dëmtojë klubin tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco