Revoltohet Mancini: Balotelli është kapitull i mbyllur, nuk do ta grumbulloj më në kombëtare

Revoltohet Mancini: Balotelli është kapitull i mbyllur, nuk do ta grumbulloj më në kombëtare

11:27, 04/04/2023

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini, ka mbrojtur zgjedhjet që ai ka bërë për sulmin në ndeshjet e fundit.

Mbi të gjitha, thirrjen në kombëtare të italo-argjentinasit Mateo Retegui, që e përligji plotësisht interesimin, me dy gola në dy ndeshje me “azzurrët”.

Ai u është drejtuar “specialistëve”, duke thënë: “Paskeni bërë një listë të sulmuesve të kombëtares? Sikur të ishte realisht kaq e vërtetë kjo listë. Provoni të bëni një të tillë. Sulmuesit duhet të bëjnë gola dhe do të thirren në kombëtare”.

Duke folur për Retegui, ai shtoi: “Atë që bëra unë me Mateo është diçka që e bëjnë të gjitha ekipet kombëtare. Është një polemikë pa pikë logjike. Ai u thirr dhe e patë se çfarë mund të bëjë. Dy golat e tij janë replika ime”.

Pas deklaratës së Mario Balotelli se është në formë, trajneri Mancini u shpreh se nuk do ta thërresë më në kombëtare: “Për mua është një kapitull i mbyllur. Nuk do ta grumbulloj më”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco