Sa i kushton Chelseat shkarkimi i Potter

Sa i kushton Chelseat shkarkimi i Potter

11:04, 04/04/2023

Pas rezultateve zhgënjyese, Chelsea shkarkoi trajnerin Graham Potter me këtë të fundit që nuk mundi ta mbyllte sezonin e parë me “Blutë e Londrës”.

Kështu, pas Thomas Tuchel në fillim, Potter u bë i dyti trajner që larguan drejtuesit e klubit anglez të cilët duke i dhënë fund marrëveshjes me trajnerin britanik, rëndojnë edhe më tepër bilancin financiar.

Potter dhe Tuchel i kanë kushtuar arkave të Chelseat mbi 50 milionë paundë.

Kujtojmë se fillimisht, “Blutë e Londrës” paguan 22 milionë paundë për të mbyllur kontratën e Potter me Brighton, ndërsa më pas i lidhën teknikut britanik një pagë prej 7 milionë paundësh.

Tashmë që u shkarkua, Chelseat i duhet të paguajë edhe 13 milionë paundë në drejtim të Potter.

Por, bilanci rëndohet edhe më tej nëse kalojmë te dy merkatot e fundit të londinezëve, aty ku shpenzimet janë bërë pa përdorur makinë llogaritëse.

Javën e kaluar, Chelsea publikoi një humbje prej 121 milionë paundësh nga sezonin 2021-2022, por këtu nuk përfshihen plot 550 milionë paundë shpenzime prej momentit kur Todd Boehly mori presidencën e klubit verën e kaluar.

Këto shifra “trembin” klubin në lidhje me Fair Playn Financiar, vendosin me “shpatulla pas murit” Chelsean që në merkaton e verës duhet të nxjerrë një pjesë të mirë të lojtarëve në merkato, për të mbuluar deri diku humbjet masive të klubit në vitin e fundit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco