Përjashtimi i Barçës, Ceferin: Negreira? Çështje shumë serioze

Përjashtimi i Barçës, Ceferin: Negreira? Çështje shumë serioze

12:03, 03/04/2023

Rreth çështjes Negreira ka folur edhe Aleksander Ceferin.

Presidenti i UEFA-s deklaroi se kjo është një çështje serioze.

“Kam marrë informacionin e duhur, di të them që është një çështje shumë serioze. Është një nga gjërat më serioze që kam parë ndonjëherë në historinë e futbollit. Asgjë nuk ka përfunduar, ne do e hetojmë si rast”, u shpreh kreu i qeverisë europiane të futbollit.

Ish-arbitri profesionist spanjoll, Enriquez Negreira, ka përfunduar nën hetim për pagesa miliona euroshe nga drejtuesit e Barcelonës.

Edhe pse u përfol për mundësinë e përjashtimit të skuadrës katalanase nga sezoni i ardhshëm në Champions League, pritet që Barça t’ia hedhë vetëm me sanksion ekonomik.

UEFA i ka dërguar tashmë RFEF-së (Federata Spanjolle e Futbollit) një kërkesë për sqarim në lidhje me hetimet e kryera.

Nëse është shkelur neni 12, ai që detyron anëtarët e UEFA-s “të përmbahen nga çdo sjellje që dëmton ose mund të dëmtojë integritetin e ndeshjeve dhe garave” Barça do të rrezikonte seriozisht të përjashtohej nga Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco