Spaleti e pranon humbjen me Milanin: Luajtëm kundër kampionëve

Spaleti e pranon humbjen me Milanin: Luajtëm kundër kampionëve

09:15, 03/04/2023

Napoli kishte 4 vjet që nuk pësonte 2 gola në 24 minuta dhe këtë ia shkaktonte Juventusi. Tashmë stafetën e merr Milani, me Spaletin që shkruan edhe një pjesë negative në historinë e tij të mrekullueshme me Napolin.

Përveç humbjes 4-0 në shtëpi, në pushim të pjesës së parë ai debatoi me Paolo Maldinin.

Lidhur me tensionin mes tyre, tekniku napolitan u shpreh: “Nuk debatova me Leaon. Me Maldinin ndodhi që unë po flisja me arbitrin që të më shpjegonte kartonin e Lobotkës, ndërkohë që Maldini erdhi duke tundur krahët dhe duke folur me mua, duke bërë sikur thoshte diçka. Ai duhej të më lejonte të mbaroja së foluri”.

 

Më pas vëmendja e 64-vjeçarit kaloi tek analiza e humbjes së skuadrës së tij.

 

“Luajtëm kundër kampionëve të Italisë dhe hasëm një ekip të nivelit më të lartë. Vitin e kaluar ata fituan me meritë kampionatin dhe ndaj tyre, nëse gabon diçka, del një rezultat i qartë si ky yni”, përfundoi Spaleti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco