Presidenti i Egnatias nuk i frikësohet Vllaznisë: Mund ta fitojmë Kupën

Presidenti i Egnatias nuk i frikësohet Vllaznisë: Mund ta fitojmë Kupën

13:01, 30/03/2023

Goglat për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë përcaktuan një përballje interesante mes Vllaznisë dhe Egnatias. Presidenti i klubit rrogozhinas, Agim Dermozi, dha përshtypjet e para për sa i përket asaj që përcaktoi shorti i Kupës së Shqipërisë.

“Jam i kënaqur me shortin, por edhe nëse do përballeshim me ekipe të tjera ju e keni parë që Egnatia është ekip i fortë. Do të japim maksimumin tonë të arrijmë finalen e Kupës së Shqipërisë.

Image

Objektivi ynë që në fillimin e sezonit ka qenë Europa. Se nga vjen nga kampionati apo nga Kupa, mirë se të vijë. E prisnim reagimin e skuadrës sepse kemi punuar dhe investuar për këtë moment.

Do të luajmë shanset tona deri në fund, mund ta fitojmë Kupën, nuk është habi. Shpresoj të mbajmë vendin e tretë në “Abissnet Superiore”. Ekipet janë të gjitha njësoj, më mirë që ndeshjen e parë e luajmë në Shkodër. Do t’i presim ata në ndeshjen e dytë që do luhet në fushën tonë.” – u shpreh Dermozi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco