Zbulohen dokumentat, Abramovic financoi fshehurazi klubin simotër të Chelseat

Zbulohen dokumentat, Abramovic financoi fshehurazi klubin simotër të Chelseat

11:16, 30/03/2023

Sipas dokumenteve të siguruara nga The Guardian, oligarku rus Roman Abramovich financoi fshehurazi klubin e Premierligës holandez Vitesse dhe e financoi atë për vite me radhë gjatë periudhës kur ai ishte gjithashtu pronar i Chelseat.

Hetimet nga Federata e Futbollit të Holandës nuk arritën të zbulonin ndonjë lidhje financiare midis Abramovic dhe Vitesse dhe arritën në përfundimin se oligarku rus nuk kishte asnjë ndikim menaxherial në klubin holandez.

Si Vitesse nën pronarët e atëhershëm, ashtu edhe Chelsea nën drejtimin e Abramovic, mohuan se oligarku rus ishte i përfshirë në financimin e klubit holandez.

Megjithatë, informacioni financiar ka dalë në dritë në dosjet e ofruesit qipriot të shërbimeve në det të hapur MeritServus dhe dokumentet zbulojnë për herë të parë të paktën 117 milionë euro financime sekrete nga Abramovic për të marrë përsipër Vitesse.

Dyshimet për lidhjen vazhduan pasi Chelsea përdorte Vitesse-n, si një klub partner, ku përfshiheshin lojtarë ende të papërgatitur për kërkesat e Premierligës angleze.

Kaq shumë lojtarë të Chelseat shkuan te Vitesse në formë huazimi gjatë viteve të ndryshme, duke përfshirë mes tyre edhe Armando Brojën, Milot Rashica, por edhe yllin aktual Mason Mount.

Rregullat e UEFA-s janë të qarta për çështje të tilla dhe kërkojnë që klubet që luajnë kundër njëri-tjetrit të jenë në pronësi të pavarur për të siguruar integritetin e garës.

Tani janë zbuluar një “tufë” dokumentesh që tregojnë se Abramovic  financoi shpenzimet e Vitesse me një seri kredish me vlerë të paktën 117 milionë euro.

Kujtojmë se Abramovic e bleu Chelsean në vitin 2003 pasi në mënyrë të dyshimtë u bë miliarder rus i naftës dhe gazit dhe vitin e kaluar u detyrua ta shiste pasi ishte nën sanksione për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco