Son flet me sinqeritet: Ndihem fajtor për shkarkimin e Contes dhe më vjen shumë keq

Son flet me sinqeritet: Ndihem fajtor për shkarkimin e Contes dhe më vjen shumë keq

10:17, 30/03/2023

Futbollisti i Tottenham, Heung-Min Son mori një pjesë të fajit për shkarkimin e Antonio Contes nga pankina e skuadrës dhe ai sinqerisht pranoi se nuk luajti mjaftueshëm mirë dhe se i vinte shumë keq që një ekspert si italiani u largua nga klubi.

Son është i vetmi lojtar i Tottenhamit që ka marrë fajin për rezultatet e këqija dhe kujtojmë, Conte ka kritikuar ashpër futbollsitët e klubit londinez duke thënë se të gjithë janë egoistë dhe se asnjëri prej tyre nuk ka zemër sportive apo ambicie për të konkurruar. Kjo ka qenë edhe arsyeja e prishjes së marrëdhënies mes tij dhe lojtarëve dhe në fund klubit nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse t'i dorëzojë dorëheqjen.

“Duhet të kisha luajtur më mirë, ndihem fajtor për largimin e tij, sepse nuk e ndihmova shumë klubin. Jam mirënjohës për atë që bëri me ne, ai është një trajner i madh me shumë përvojë dhe gjithmonë do ta mbështes në jetën time”, tha Son dhe vazhdoi:

"Më vjen keq si lojtar që nuk do të punoj më me të. Ai është një trajner i klasit botëror."

Conte mori Tottenhamin në fund të vitit 2021, por ai, ashtu si Jose Mourinho më parë, nuk arriti të fitojë një trofe në këtë klub, që janë përvojat e vetme në karrierën e tyre në të cilat ata nuk fituan tituj, qoftë në ligë apo në kampionat.

Tottenham, pavarësisht gjithçkaje, ka një shans solid për të arritur sërish në Champions League sezonin e ardhshëm dhe aktualisht është në vendin e katërt të tabelës me 49 pikë të fituara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco