VIDEO/ Neymar humb 1 milion euro në kazino

VIDEO/ Neymar humb 1 milion euro në kazino

08:49, 30/03/2023

Braziliani Neymar nuk u ndahet dot kritikave, në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Futbollisti është kthyer të jetë përsëri protagonist për “bëmën” e tij të fundit në rrjete sociale.

Gjatë periudhës që është pushim për shkak të dëmtimit që ka pësuar, futbollisti shpesh është shfaqur në rrjete sociale duke luajtur në lojërat online. Një prej tyre është edhe kazinoja, pas të cilit ai është i apasionuar. Dhe në një moment të një transmetimi live, pasi kishte humbur rreth 1 milionë euro për një kohë të shkurtër, ai u shfaq duke "qarë".

Në fakt ishte një dëshpërim i rremë, pasi ai e ktheu menjëherë të qarën në të qeshur, si për të treguar se nuk e kishte problem të humbte shifra të tilla.

 

Shfaqje e cila nuk i ka pëlqyer ndjekësve të tij me komente të ndryshme që e kritikonin pasi po jepte shembullin e gabuar duke i bërë publicitet lojërave të bixhozit. Kritikat u shtuan edhe më shumë kur u mësua se ata para kishin qenë në fakt të kompanisë që po sponsorizonte për lojën e pokerit, duke shtuar edhe më shumë tërbimin e tifozëve ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco