Ribery analizon Juventusin: Chiesa dhe Vlahovic në presion, Di Maria si Robben

Ribery analizon Juventusin: Chiesa dhe Vlahovic në presion, Di Maria si Robben

17:03, 16/03/2023

 

Franck Ribery i cili ka veshur në Itali fanellat e Fiorentinës dhe Salernitanës, është rikthyer të flasë. Ish-sulmuesi francez në një intervistë në mikrofonat e “La Gazetta dello Sport” ka bërë një analizë për sa i përket Juventusit dhe dy nga ish-shokët e skuadrës së tij.

“Chiesa dhe Vlahovic janë vëllezërit e mi të vegjël. Te Juventusi ata po përballen me presion më të madh. Duke nisur nga ajo që gjithmonë duhet të fitosh dhe të shënosh. Federico dhe Dusan kanë potencial të madh, cilësi dhe guxim. Ata nuk kanë frikë nga asgjë. Po punojnë shumë në stërvitje, siç i këshilloja në Firence.

Nëse ata janë në 100% dhe së bashku me Di Maria, janë një super sulm. Argjentinasi është më shumë si Robben, të dy mëngjarash. Nuk jam aspak i befasuar nga ndikimi i Di Marias në Torino.

Pogba duhet të gjejë vazhdimësi, ai ka ende shumë për t’i dhënë futbollit. Rabiot është një lojtar i rrallë, shumë i fortë. Ai ka një fizik të shkëlqyer, por dhe një përparim të jashtëzakonshëm.” – tha Ribery.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco