Incidentet në Napoli-Frankfurt/ Reagon klubi gjerman: Sulmi erdhi nga tifozët italianë, dhuna s’ka justifikim

Incidentet në Napoli-Frankfurt/ Reagon klubi gjerman: Sulmi erdhi nga tifozët italianë, dhuna s’ka justifikim

16:39, 16/03/2023

Philip Reschke, anëtar i bordit të drejtorëve të Eintracht Frankfurt, lëshoi një deklaratë në lidhje me përplasjet e ndodhura dje para dhe pas ndeshjes së Champions League kundër Napolit, të cilat shkaktuan dëme materiale, plagosje dhe arrestime.

“Të mërkurën në mbrëmje rreth orës 23:30 pati një tjetër sulm nga rreth 100 tifozë të Napolit në drejtim të hoteleve ku qëndronte skuadra dhe tifozët gjermanë. Të gjithë mbërritën të sigurt në dhomat e tyre përkatës. Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nuk pati asnjë përplasje tjetër, policia konfirmoi se nuk kishte lëndime.

Tre tifozë të Frankfurtit janë arrestuar, mësuam se rreth 200 ultras napolitanë u është ndaluar hyrja në ndeshje për shkak të përplasjeve pasdite. Policia na konfirmoi se sulmi i djeshëm erdhi nga tifozët kundërshtarë italianë, por edhe kjo nuk e justifikon dhunën që shpërtheu më vonë nga të dyja palët.

Na vjen shumë keq për ngjarjet që ndodhën në Napoli, asgjë nuk e justifikon këtë dhunë. Ajo dëmton futbollin, klubin tonë dhe përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtat e të gjithë tifozëve”, është shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco