KAFE SHQETO/ Mungesa në Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes, Briken Calja tregon arsyen që e pengoi të garonte

KAFE SHQETO/ Mungesa në Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes, Briken Calja tregon arsyen që e pengoi të garonte

12:47, 16/03/2023

Pak ditë më parë, në Shqipëri u zhvillua Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes ku ra në sy mungesa e Briken Caljas, sportistit që me medaljet e fituara në aktivitetet ndërkombëtare ka bërë krenar çdo shqiptar.

Një mungesë që u përfol gjatë, ndërsa tashmë ka qenë vetë Calja, i cili në një intervistë të dhënë ditën e sotme në “Kafe Shqeto’ në Syri TV, ka sqaruar situatën, ku u shpreh se mungesa në kampionatin kombëtar të peshëngritjes erdhi për shkak të problemeve shëndetësore.

“ Mungesa në Kampionatin Kombëtar ishte për shkak të disa analizave të mia që nuk ishin në parametrat e duhura për të marrë pjesë. Është hera e parë që tërhiqem pas kaq shumë vitesh, por duke pasur parasysh që pas një muaji është Kampionati Europian, ku synoj medalje e kisha të pamundur të garoja pasi rrezikoja shumë,” u shpreh peshëngritësi Briken Calja.

 

Megjithatë mungesa nuk është shqetësuese pasi Calja është i pari në listën e federatës ndërkombëtare të peshëngritjes dhe i pyetur për atë që pritet nga Kampionati Europian, ai u shpreh se shpreson që gjithçka t’i shkojë mirë, pasi ky sport do shumë kujdes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco