Përplasje dhe dhunë mes tifozëve, arrestohen shtatë tifozë napoletanë

Përplasje dhe dhunë mes tifozëve, arrestohen shtatë tifozë napoletanë

11:15, 16/03/2023

Para sfidës së djeshme të Champions League mes Napolit dhe Frankfurtit, e cila u luajt në Itali, pritej të kishte trazira. Një ditë para sfidës, kapiteni i Napolit, Di Lorenzo, në një video në rrjetet sociale të klubit, bëri thirrje për tifozët e tij që të mos krijonin trazira dhe të mos ishin pre e provokimeve të tifozëve gjermanë. Gjithashtu, forcat policore ishin të vendosura pothuajse në çdo rrugicë për të ruajtur rendin gjatë ditës së kësaj sfide, por përsëri përplasjet dhe trazirat nuk munguan.

Shtatë tifozë napoletanë janë arrestuar gjatë natës për përplasjet me forcat e policisë të ndodhura dje para dhe pas ndeshjes së Champions League mes Napolit dhe Frankfurtit. Sipas asaj që mësohet, ku është numri paraprak i arrestimeve dhe numri mund të rritet në orët në vijim.

Katër të arrestuar, mes tyre një në flagrancë, u njoftuan për përleshjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në breg të detit të qytetit, pranë hotelit ku qëndronin ultrasit gjermanë. Tre të tjerë, u arrestuan për përleshjet që ndodhën pasdite në Piazza del Gesu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco