Spanjë/ Sevilla përmbys Almerian dhe i largohet fundit

Spanjë/ Sevilla përmbys Almerian dhe i largohet fundit

19:05, 12/03/2023

Sevilla ngre kokë në La Liga pas humbjes turpëruese 6-1 ndaj Atleticos së Madridit.

Skuadra andaluziane arriti të fitonte 2-1 me përmbysje në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán” përballë Almerias dhe i largohet disi zonës së rënies.

Në fakt, sfida nisi keq për skuadrën e drejtuar nga argjentinasi Sampaoli, pasi pësoi gol që në minutën e dytë (realizoi Akieme).

Vendësit u përpoqën shumë gjatë pjesës së parë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë të këtij fraksioni dhe mban firmën e Ocampos me 11-metërsh.

Goli i fitores për Sevillan do të vinte në të 73-tën nga këmbët e Lamelas, që shfrytëzoi pasimin e Gil.

Pas kësaj disfata Almeria rrëshqet në vendin e parafundit me 25 pikë, ndërsa Sevilla katapultohet e 13-të, por me vetëm dy pikë më shumë se Getafe e vendit të 18-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco