Serie A/ Fiorentina fiton në transfertë ndaj Cremonezes, Verona dhe Monza ndahen në paqe

Serie A/ Fiorentina fiton në transfertë ndaj Cremonezes, Verona dhe Monza ndahen në paqe

17:21, 12/03/2023

Kanë përfunduar dy sfidat e javës së 26-të të Seria A, që u luajtën këtë mesditë.

Fiorentina ka mposhtur në transfertë Cremonezen me rezultatin e pastër 2-0.

Mandragora dhe Kabral ishin heronjtë e sfidës duke i dhënë fitoren ekipit të tyre.

Pas këtij triumfi Fiorentina pozicionohet në vendin e 11-të me 34 pikë.

Nga ana tjetër Verona dhe Monza kanë ndarë pikët pasi sfida u mbyll në barazimin 1-1.

Autorët e golave janë Simone Verdi dhe Stefano Sensi.

Pas këtij barazimi Verona renditet në vendin e 18-të me 19 pikë, ndërsa Monza në të 12-ën me 33 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco