Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Po shkëlqen në La Liga, Muriqi në 'radarët' e Interit

Po shkëlqen në La Liga, Muriqi në 'radarët' e Interit

18:19, 09/03/2023

 

Vedat Muriqi, po kalon një nga sezonet më të mira në karrierë. Sulmuesi i Kosovës, ka shkëlqyer me Mallorca në Spanjë, duke bërë që në gjurmët e tij, të vihen disa klube.

Me 10 golat e shënuar këtë sezon, Muriqi është një nga lojtarët më të spikatur në Spanjë.

Karriera e sulmuesit mund të vazhdojë në Itali, por jo te Lazio, pjesë e të cilëve ishte deri para një sezoni.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Muriqi ka përfunduar në listën e Interit. Zikalëtrit janë në kërkim të një sulmuesi dhe po ndjekin me kujdes Muriqin, ndërsa nuk përjashtohet një ofertë në javët e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco