Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

VIDEO/ I dehur dhe me sjellje të turpshme në publik, policia britanike hap hetim ndaj Kyle Walker

VIDEO/ I dehur dhe me sjellje të turpshme në publik, policia britanike hap hetim ndaj Kyle Walker

17:50, 09/03/2023

Kyle Walker prej ditës së djeshme është bërë kryefjalë në mediat angleze. “The Sun” ka publikuar një video shokuese të mbrojtësit të Manchester City-t . Walker shihet i dehur në një lokal me miqtë, përpara se të heq pantallonat e tij dhe pastaj të fërkohet me një grua dhe t'i prekë gjoksin. Kjo sjellje nuk i ka shpëtuar as policisë, e cila ka hapur një hetim sipas “The Telegraph”.

"Asnjë arrestim nuk është bërë ende," tha policia Cheshire. Në këtë fazë, Manchester City nuk po shqyrton asnjë masë disiplinore, pasi kjo çështje është private. Kyle Walker , 32 vjeç, është i njohur në rubrikat e lajmeve rozë në Angli. Në vitin 2020 në izolim të plotë, ai theu rregullat e karantinës duke organizuar një festë në shtëpinë e tij, duke ftuar dy punonjëse seksi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco