Tifozët e Bayernit ‘thumbuan’ sërish PSG-në

Tifozët e Bayernit ‘thumbuan’ sërish PSG-në

17:24, 09/03/2023

Tifozët e Bayernit vazhduan të ofendojnë PSG-në në ndeshjen e kthimit të 1/16-ave të Ligës së Kampionëve dhe këtë e bënë me një koreografi brutale që u shfaq në tribuna.

Domethënë, tifozët më të zjarrtë të gjigantit gjerman besojnë se PSG është një klub artificial që kujdeset vetëm për pasurinë e madhe të pronarëve nga Katari, andaj të gjithë e treguan me koreografi.

Mbi të, i madhi i Bayernit, Uli Hoeness është vizatuar duke pozuar me gishtin e ngritur të njërës dorë, ndërsa me dorën tjetër ai pret një dorë të përgjakur me stemën e PSG-së dhe logon e Qatar Airways mbi të.

Mbi foton, e cila u dënua nga shumë njerëz, tifozët e Bayernit shpalosën një tabelë në frëngjisht: "Kasapi ynë i preu dorën Katarit të shtrirë".

Tifozët e Bayernit donin të tregonin se klubet me pronarë të pasur kanë një avantazh të madh ndaj të tjerëve.

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë vënë re edhe anën hipokrite të koreografisë, pasi Qatar Airways është sponsor i Bayernit dhe lojtarët e kampionit gjerman e mbajnë reklamën e saj në mëngët e fanellës.

Mediat gjermane sqaruan se Hoeness është vizatuar si kasap, duke aluduar se është bir kasapi dhe gjithashtu pronar i një fabrike sallamesh në Bavari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco