Humbën jetën 135 persona në stadium, jepet vendimi për fajtorët

Humbën jetën 135 persona në stadium, jepet vendimi për fajtorët

14:38, 09/03/2023

Një gjykatë indoneziane ka dënuar me burgim dy nga ata që konsiderohen përgjegjës për organizimin e një ndeshjeje futbolli tetorin e vitit të kaluar, ku humbën jetën 135 persona. Të dy u shpallën fajtorë për pakujdesi.

Tragjedia ndodhi në tetor 2022, kur tensioni në tribuna gjatë ndeshjes Arema-Persebaya u zhvendos në fushë dhe policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës.

Filloi paniku dhe mijëra njerëz u përpoqën të arratiseshin nga dyert e rrethimit, por disa prej tyre u shtypën. Shumë vdiqën nga mbytja.

Njëri nga organizatorët, Abdul Haris, u shpall fajtor për pakujdesi dhe u dënua me një vit e gjysmë burg (Prokuroria Publike kërkoi 6 vjet); Suko Sutrisno, një nga rojet e sigurisë në stadium, u shpall gjithashtu fajtor për neglizhencë dhe u dënua me një vit burg.

Më vonë do të dënohen edhe tre policë të tjerë, të cilët u gjykuan për dhunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco