Muller: Kundër Messit gjërat shkojnë gjithmonë mirë

Muller: Kundër Messit gjërat shkojnë gjithmonë mirë

10:27, 09/03/2023

Thomas Muller ka komentuar në lidhje me ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain.

Mbrëmë Bayern Munich siguroi biletën për në çerekfinale, pasi mposhtën 3:0 skuadrën e PSG-së, në dy ndeshjet.

Messi nuk ishte në gjendje të jepte një kontribut vendimtar në këtë ndeshje.

Në ndeshjen e dytë për PSG-në në ‘Allianz Arena’, teksa Bayern fitoi me lehtësi 2-0, Messi pësoi pesë humbje në fazën eliminatore kundër gjigantëve gjermanë – duke përfshirë humbjen 8-2 me Barcelonën në 2020.

Muller u tha gazetarëve pasi ndihmoi Bayernin të siguronte vendin e tyre në çerekfinale:

“Kundër Messit, gjërat gjithmonë shkojnë mirë në të gjitha nivelet për sa i përket rezultateve. Në nivel klubesh, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte në Real Madrid. Por kam respektin më të madh për performancën e Messit në Kupën e Botës. Performanca individuale e Messit në Kupën e Botës ishte e mahnitshme. Ai mbajti të gjithë skuadrën. Nuk është aq e lehtë të luash në një ekip si PSG. Është e vështirë për të arritur një ekuilibër vërtet të mirë ekipor”, tha gjermani.

Messi e fitoi takimin e tij të parë me Bayernin 4-0 në prill 2009, por ai e ka pasur të vështirë që atëherë dhe gjithashtu pësoi një humbje totale 7-0 kundër bavarezëve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2012-13.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco