Milani eliminon Tottenhamin dhe pas 11 vitesh rikthehet në çerekfinale të Champions

Milani eliminon Tottenhamin dhe pas 11 vitesh rikthehet në çerekfinale të Champions

23:08, 08/03/2023

Milan rikthehet në çerekfinalet e UEFA Champions League  pas 11 vitesh dhe këtë e bënë përsëri ndaj një skuadre londineze, ndaj Tottenham, ashtu si në edicionin 2011-2012 ndaj Arsenal.

Në “Tottenham Hotspur Stadium” u zhvillua një ndeshje me shumë ritëm, volum dhe raste, por në fund pa gola dhe gjithçka u vulos nga ai gol i Diaz në Milano.

Pjesa e parë foli më shumë për të besuarit e Pioli-t, por mungesa e finalizimit bëri diferencën.

Në fraksionin e dytë, londinezët treguan më shumë dëshirë, por goli ishte një mision i pamundur, kjo edhe falë meritës së mbrojtjes “kuqezi”.

Në minutën e 77-të Romero la vendasit me dhjetë lojtarë dhe kjo ndikoi në fundin e sfidës.

Në fund, Milan siguron biletën për në çerekfinale duke u rikthyer pas shumë vitesh pritje, ndërsa Tottenham i Conte-s e mbyll këtu aventurën në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco