Përplasje 'titanësh' në Champions League/ Bayern Munich-PSG, Nagelsmann dhe Galtier rreshtojnë titullarët

Përplasje 'titanësh' në Champions League/ Bayern Munich-PSG, Nagelsmann dhe Galtier rreshtojnë titullarët

19:53, 08/03/2023

Është rikthimi i kompeticionit më të madh të klubeve në futboll. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Liga e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e kthimit të 1/16-ave. Dhe ndeshja më e bukur e kësaj mbrëmje është mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain . Në shtëpi, bavarezët do të luajnë me modulin 3-4-2-1 me Yann Sommer në portë pas Josip Stanisic, Dayot Upamecano dhe Matthijs de Ligt. Në krah janë të vendosur Kingsley Coman dhe Alphonso Davies. Përpara mbrojtjes janë Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka. I vetëm në krye, Eric-Maxim Choupo-Moting mbështetet nga Thomas Muller dhe Jamal Musiala.

Nga ana tjetër, klubi parisien është artikuluar në 3-5-2 ku Gianluigi Donnarumma mbron katërkëndëshin e portës. Përballë tij, Marquinhos, Sergio Ramos dhe Danilo Pereira përbëjnë mbrojtjen ndërsa rolet e pistonit mbahen nga Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. Në mesfushë gjejmë Marco Verrattin, Fabian Ruiz dhe Vitinha. Në sulm, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë të lidhur në sulm.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco