Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Premiera e Kombëtares U-16 në turneun 'UEFA Development', vajzat kuqezi synojnë maksimumin e pikëve

Premiera e Kombëtares U-16 në turneun 'UEFA Development', vajzat kuqezi synojnë maksimumin e pikëve

18:36, 08/03/2023

Kombëtarja shqiptare U-16 për vajza e startoi mënyrën më të mirë turneun “UEFA Development”, duke regjistruar një fitore bindëse 5-0 ndaj Moldavisë dhe duke bërë një paraqitje të shkëlqyer. Skuadra e drejtuar nga trajneri Agustin Kola u shfaqën në formë shumë të mirë me brezin e vajzave të kësaj grup-moshe që premton një të ardhme të ndritur.

Ndër protagonistet kryesore të kësaj premiere ishin Tjana Gjonaj, Klesta Ago dhe Xhesika Ndoj, që ishin mes autoreve të golave. Në prononcimet e tyre për Fshf.org pas ndeshjes ndaj Moldavisë të treja vajzat kuqezi janë shprehur mjaft të lumtura për këtë sukses dhe për paraqitjen e tyre individuale në këtë sfidë, teksa shpresojnë që skuadra të vazhdojë me paraqitje po kaq pozitive edhe në të ardhmen.

Tjana Gjonaj – “Jam shumë e lumtur që kemi fituar këtë ndeshje të parë ndaj Moldavisë dhe që arrita të shënoj gol. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të fitojmë sërish. Uroj që edhe kundër Kosovës dhe Andorrës do të dhurojmë të njëjtën paraqitje dhe të marrim të tjera fitore”.

Klesta Ago – “Jam shumë e kënaqur me paraqitjen e skuadrës, pasi luajtëm mjaft mirë në grup dhe këtë tregon fare qartë rezultati. Gjithashtu, në aspektin individual jam shumë e lumtur që arrita të shënoj dy gola. Uroj të shënoj gola të tjera edhe në ndeshjet e ardhshme me Kosovën e Andorrën dhe gjithashtu pretendojmë të japim më të mirën në fushë në këto dy sfida, ashtu siç bëmë ndaj Moldavisë”.

Xhesika Ndoj – “Edhe unë ashtu si shoqet e mia jam shumë e kënaqur me paraqitjen në ndeshjen ndaj Moldavisë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë të gjitha, ndërsa unë u mundova të jap maksimumin. Shumë e lumtur për golin, pasi kisha shumë dëshira të shënoja sot. Është një arritje shumë e madhe për ne, në ndeshjen ndaj Kosovës dhe Andorrës shpresoj që të fitojmë dhe të marrim maksimumin e pikëve, sepse kemi një grup shumë të mirë lojtaresh. Objektivi im është të paraqitem po kaq mirë sa në ndeshjen ndaj Moldavisë edhe në sfidat e tjera”.

Përveç Shqipërisë U-16 për vajza, në këtë turne marrin pjesë edhe Moldavia, Kosova e Andorra, me ndeshjet që do të luhen të gjitha në vendin tonë në datat 7-9 dhe 12 mars. Po dje është luajtur edhe takimi tjetër i turneut, mes Kosovës e Andorrës, që përfundoi me fitoren 3-1 në favor të përfaqësueses së Kosovës. Ndeshjet e dyta të turneut do të luhen të enjten, ku takimi i parë është planifikuar të zhvillohet në ora 11:00 mes Moldavisë dhe Andorrës, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në ora 14:30 mes Shqipërisë dhe Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco