U eliminuan nga Benfica në Champions, Club Brugge shkarkon trajnerin anglez

U eliminuan nga Benfica në Champions, Club Brugge shkarkon trajnerin anglez

17:38, 08/03/2023

I ulur në pankinën e Club Brugge më 31 dhjetor pas eksperiencave te Bournemouth dhe Fulham, trajneri anglez Scott Parker nuk qëndroi shumë gjatë në drejtimin e klubit anglez. Në të vërtetë, një ditë pas shuplakës së marrë në Lisbonë kundër Benfica-s (5-1) , drejtuesit e Bruges zyrtarizuan këtë të mërkurë pasdite ndarjen me teknikun e tyre 42-vjeçar, i cili fitoi vetëm 2 ndeshje mes Jupiler Pro League dhe Champions League .

“Parker (42) u zyrtarizua si trajner i ri i Club Brugge më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Ish-futbollisti anglez ka punuar te Fulham dhe Bournemouth përpara se të zëvendësonte Carl Hoefkens në klubin tonë. Në 12 ndeshje, britaniku ka mundur të arrijë vetëm dy fitore” , lexojmë në njoftimin për shtyp të të katërtit aktual në kampionatin belg .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco