Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Zyrtare/ Eintracht Frankfurt udhëton pa tifozë drejt Napolit

Zyrtare/ Eintracht Frankfurt udhëton pa tifozë drejt Napolit

15:45, 07/03/2023

 

Tifozët e Eintracht Frankfurt nuk do të mund të vijnë në Itali dhe veçanërisht në Napoli për të ndjekur ndeshjen e planifikuar për të mërkurën më 15 mars në stadiumin Maradona dhe e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

NJOFTIM PËR SHTYP- Klubi gjerman e ka zyrtarizuar përmes faqes së tij të internetit, duke konfirmuar ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e tij: “Eintracht Frankfurt u informua dje në mbrëmje nga UEFA se Ministria e Brendshme italiane do të lëshojë një urdhër që ndalon shitjen e biletave për tifozët tanë në ndeshjen kundër Napolit. Klubi jonë ka të drejtën e 2700 biletave ku nga këto, 2400 copë janë për sektorin mysafir për të cilin klubi ka të drejtë sipas rregulloreve të UEFA-s. Eintracht do ta komentojë këtë zhvillim në detaje.”

PROBLEMI ‘’ULTRAS’’- Pas vendimit të Ministrisë, është e pashmangshme tensioni i madh brenda botës së ultrasve. Në ndeshjen e parë, tifozët napolitan u përleshën me kundërshtarët, duke shkaktuar trazira me ata të Eintracht. Por duket se edhe pse tifozët gjermanë nuk do të udhëtojnë drejt Italisë, përleshja duket e pashmangshme pasi të ashtuquajtur ‘Ultrasit’ e Romës kanë bërë thirrje kundrejt atyre të Napolit për probleme të mëparshme të pazgjidhura. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco