Nga historia, bilanci tek golavarazhi/ Ja stastikat e derbit Partizani-Tirana

Nga historia, bilanci tek golavarazhi/ Ja stastikat e derbit Partizani-Tirana

16:25, 06/03/2023

Partizani dhe Tirana do të përballen sot në derbin e 169-të të kryeqytetit. Dy skuadrat në aventurën e tyre këtë sezon janë respektivisht në vendin e parë dhe të dytë të renditjes. 

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat” e kuq fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

168 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2023 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 69 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 47 fitore. 52 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

226 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 183 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi: Sfidën e fundit e vendosi Skuka në minutën e shtatë të lojës pas një krosi nga e majta.

DIFERENCA – 10 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate:

4/12/2020 Tirana-Partizani 0-0)

21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0

13/03/21 Tirana-Partizani 1-2

13.05/21 PartizaniTirana 0-0

25/10/21 Tirana-Partizani 1-1

23/12/21 Partizani-Tirana 1-2

05/03/2022 Tirana-Partizani 0-0

07/05/2022 Partizani-Tirana 1-2

02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2;

21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco