Superliga/ Kukësi mposht me përmbysje Laçin dhe e parakalon në renditje

Superliga/ Kukësi mposht me përmbysje Laçin dhe e parakalon në renditje

14:58, 06/03/2023

Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt me Guindon në minutën e 10-të.

Festa nuk zgjati shumë për vendasit, pasi në minutën e 26-të Rashiti vendosi baraspeshën.

Në pjesën e dytë, verilindorët përmbysën sfidën pas një goli të Ebert. Gj.Taipi shënoi golin e tretë, por arbitri dhe VAR-i ia anuluan për shkak të një faulli.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në vendin e 7-të me 31 pikë, ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e 8-të me 30 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco