Natë ëndrrash për Liverpool-in/ Theu rekordin që vendosi në shekullin e 19 ndaj Mançester Junajtid

Natë ëndrrash për Liverpool-in/ Theu rekordin që vendosi në shekullin e 19 ndaj Mançester Junajtid

19:57, 05/03/2023

Liverpooli ka mundur me rezultatin e jashtëzakonshëm 7-0 Manchester United në ndeshjen e kësaj jave në kampionatin anglez. Një rezultat i pabesueshëm dhe shumë i rrallë në përballjen mes këtyre dy skuadrave, në një natë rekordesh për të kuqtë.

Skuadra e Klopp regjistroi sot fitoren më të thellë në histori në ndeshje zyrtare ndaj Manchester United falë këtij suksesi, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbante që në shekullin e 19. Në tetorin e vitit 1895, kur skuadrat ishin në kategorinë e dytë, Liverpuli mundi “djajtë e kuq” me shifrat 7-1.

Ndërkohë, disfata e sotme, barazoi më të thellat në historinë e Mançester Junajtid në elitën e kampionatit anglez. Kjo skuadër ishte mundur me të njëjtat shifra edhe ndaj Blackburn në vitin 1926, Aston Vilës në vitin 1930. Një kthim pas në kohë i pabesueshëm për ekipin e drejtuar nga Erik ten Hag, në një natë që do të hyjë në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco