Superiore/ Shtohen pretendentët për titullin, ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 24-t

Superiore/ Shtohen pretendentët për titullin, ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 24-t

17:51, 05/03/2023

Ndeshjet e para të javës së 24-t kanë shtuar pretendentët në garën për titullin kampion pasi Egnatia tashmë është mes ekipeve që luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin tonë.

Rrogozhinasit kanë mundur me shifrat 4-1 Kastriotin dhe falë një golavarazhi më të mirë, tani e shohin veten edhe para Partizanit në renditjen e kampionatit. Një sukses i rëndësishëm për këtë skuadër e cila po ecën me ritme rekord në historikun e saj në elitë.

Ndërkohë, barazimi mes Bylisit dhe Erzenit, bën që ballshiotët të marrin gjithsesi në rezultat pozitiv. Ndërsa shijakasit duhett ë mendojnë edhe pak për t’u ruajtur nga skuadrat që kanë më pas në renditje, pasi pikërisht Bylisi dhe zona e rënies nga kategoria, është vetëm 6 pikë larg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco