'Nuk më telefonon më', Cassano kundër trajnerit të njohur: Ka mbetur 10 vite mbrapa

'Nuk më telefonon më', Cassano kundër trajnerit të njohur: Ka mbetur 10 vite mbrapa

14:04, 05/03/2023

Antonio Cassano, ish-sulmuesi, ndër të tjera, i Roma-s, është intervistuar nga Repubblica, me rastin e ndeshjes së verdhekuqve skundër Juventus-it në kampionat.

FantAntonio trajtoi disa tema duke filluar nga periudha nën drejtimin e Luciano Spalletti-t në kryeqytetin italian: “Me Spalletti-n flas për futbollin dhe verën, në Romë u grindëm, por ai kishte të drejtë. Sensi më thirri në dhomë, shkoja me brekë “.

Për Allegri-n: “Nuk kam pasur kurrë probleme me të, por pas kritikave të mia ai nuk më telefonon më”, ka pranuar Cassano. “Juventus nuk më ka magjepsur kurrë, as për një sekondë: nuk kishte lidhje me idenë time për futbollin.

“Atje do të kisha duruar tri ditë: ditën e parë do të më blinin, të dytën do të prezantonin, të tretën do të më largonin. Juventus me Allegrin ka një vit e gjysmë që ta shpif, ka mbetur dhjetë vjet mbrapa. Dhe ata kanë organikën më të fortë të kampionatit.

“Roma-Juve 4-0 në 2004? Një nga ndeshjet më të mira të jetës sime. Problemi është se unë i bëja ato gjëra një herë në gjashtë vjet. Isha i magjepsur të konkurroja kundër skuadrave të mëdha”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco