Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

Drejtuesit e Tottenhamit i ‘bëjnë qejfin’ Contes, në sulm për një Kampion Bote

Drejtuesit e Tottenhamit i ‘bëjnë qejfin’ Contes, në sulm për një Kampion Bote

22:17, 04/03/2023

Drejtuesit e Tottenham kanë nisur nga puna për merkaton e verës me idenë për të përforcuar organikën në pikat e tyre të dobëta.

Dhe, këtë sezon një problem më vete për trajnerin Antonio Conte ka qenë edhe porta.

Kjo pasi Hugo Lloris nuk garanton më sigurinë e para disa viteve me francezin që shpeshherë ka bërë gafa fatale duke dënuar Spurs-at në objektivin e tyre.

Ndaj, pritet që mes shtyllave sezonin e ardhshëm të jetë një tjetër figurë.

I përzgjedhuri është Emiliano Martinez, portieri që u shpall Kampion i Botës me Argjentinën në Katar.

“Dibu” siç edhe njihet, është aktualisht pjesë e Aston Villa-s në Angli, por një ofertë nga Tottenham mund të joshë 30-vjeçarin të provojë një aventurë të re.

Martinez është pjesë e Aston Villa-s prej vitit 2020 ndërsa tashmë ka përpara një tjetër mundësi për t’u rikthyer në Londër, aty ku më parë është aktivizuar me Arsenalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco