Bayern Munchen rimerr kreun e Bundesligës

Bayern Munchen rimerr kreun e Bundesligës

20:49, 04/03/2023

Bayern Munchen ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann fitoi në transfertë kundër Stuttgartit.

Ndeshja e zhvilluar në “Mercedes-Benz Arena” përfundoi me rezultatin 1-2.

Matthijs de Ligt (39′) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (62′) shënuan në fitoren e kampionëve gjermanë.

Juan Jose Perea (88′) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Bayern Munchen pas kësaj fitoreje ka 49 pikë dhe kryeson në tabelë, por me pikë të njëjta me Borussia Dortmundin.

Stuttgarti ndodhet në vendin e 15-të me 19 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco