Formula 1/ Sezoni i ri fillon me dominimin e Red Bull, Verstapen merr pole-position në Bahrejn

Formula 1/ Sezoni i ri fillon me dominimin e Red Bull, Verstapen merr pole-position në Bahrejn

17:47, 04/03/2023

Gara e parë e këtij sezoni në kampionatin e Formula 1, do të nisë përsëri me makinat për t’u mundur, ata të kampionëve në fuqi të Red Bull, në vijën e parë.

Max Verstapen dhe Sergio Perez kanë vendosur diktatin e tyre në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Bahrejn për garën e nesërme që starton sezonin e ri.

Verstapen ia doli të renditej përsëri para shokut të skuadrës por me vetëm me një avantazh minimal ndaj tij, me më pak se 2 të dhjetat e sekondës që ndanin makinat.

Pas krahëve të tyre ishin dy makinat Ferrari, me Leclerc që u rendit i treti dhe me Sainz i cili siguroi vendin e katërt vetëm me provën e tij në sekondat e fundit të kualifikueses së tretë.

Alonso me Aston Martin siguroi vendin e 5-të ndërsa pas tij ishin me radhë Rusell, Hamilton, Stroll, Okon dhe Hulkenberg të cilët plotësuan 10-shen e parë të kualifikueseve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco