Policia e Los Angeles dëmshpërblen familjen e Kobe Bryant

Policia e Los Angeles dëmshpërblen familjen e Kobe Bryant

19:01, 02/03/2023

Ish-bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant fiton gjyqin me policinë e Los Angeles që publikoi fotot e viktimave të aksidentit me helikopter ku ndodhej ish-basketbollisti dhe vajza e tij. 

Në akuzën e depozituar figuronin edhe emrat e dy vajzave të legjendës, Capri dhe Bianca ndërsa e gjithë shuma do të shkojë në llogarinë e fondacionit "Kobe Bryant". 

Familja Bryant deklaron se me këtë vendim, viktimat kanë marrë respektin që meritonin ndërsa kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Kobe dhe vajza e tij Gianna humbën jetën në një aksident me helikopter në 26 janar 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco