Gabimi i VAR 'tërbon' Cadiz, klubi spanjoll kërkon pezullimin e LaLiga

Gabimi i VAR 'tërbon' Cadiz, klubi spanjoll kërkon pezullimin e LaLiga

16:29, 02/03/2023

 

Një gabim i arbitrit që dëmtoi rëndë skuadrën e Cadiz në ndeshjen kundër Elche, rrezikon të krijojë një uragan në LaLiga. Fillimisht Cadiz kërkoi në Federatën Spanjolle të Futbollit që ndeshja të përsëritet, por kërkesa e klubit u refuzua nga këta të fundit.

Megjithatë, Cadiz nuk kërkon të dorëzohet dhe së fundmi ata iu drejtuan TAS të Lozanës që të kërkojë pezullimin e LaLiga. Sipas “Tuttosport”, klubi kërkon që TAS të marrë menjëherë masa pas kësaj ngjarje të ndodhur.

Tashmë Cadiz është në pritje të një zgjidhjeje të favorshme në lidhje me apelimin e tyre. Padyshim që ky vendim nga këta të fundit, ndalon dhe ecurinë në garën për titull për ekipet si Barcelona dhe Real Madrid. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco