Gjobitet Bylisi, Disiplina ndëshkon rëndë Elbasanin dhe Pogradecin

Gjobitet Bylisi, Disiplina ndëshkon rëndë Elbasanin dhe Pogradecin

16:18, 02/03/2023

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka marrë vendimet për sa i përket javës që lamë pas. E pëson nga Disiplina Bylisi që për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve është gjobitur.

Disiplina është treguar me dorë të hekurt për dy ekipet e Kategorisë së Dytë, Elbasanin dhe Pogradecin ku shumë lojtarë nga të dyja skuadrat janë pezulluara.

TË GJITHA VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Turbina, Omer Musaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Turbina, Bledar Malaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KS Korabi, Vilson Lila, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Besëlidhjes, Artan Bano, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Vllaznia Ervis Plori, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Cota, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Sopoti ,Sazan Burra, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Iliria sh.a, Fatmir Sala, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Pogradeci, Alfred Zefi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Pogradeci, Olger Hyzellari, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Pogradeci, Andi Cela, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Pogradeci, Guedes Da Costa Carlos Henrique, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Pogradeci, Jurges Beqiri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Pogradeci, Nesti Binishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Pogradeci, Kopi Cerepi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AF Elbasani, Xhulio Jaupi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AF Elbasani, Albi Gjolena, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici,për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 48/2 dhe 55/1 të KDS dënohet me 2 vite përjashtim nga veprimtaritë futbollistike, garat dhe ose nga kampionatet kombëtare. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF deri në përfundim të dënimit.

KF Gramshi, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Valbona FK dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi A, pa spektatorë.

Lojtari i FC Dinamo U-19, Albi Azizi, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/f të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Tirana U-14, Erald Deliallisi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Lushnja U-19, Klaudio Ibraliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Shkodra U-19, Flanres Çako, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Shkodra U-19, Antonio Gjolaj, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shënkolli U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër FC Besa U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco